Anulohet protesta kundër kryetares së Speciales pasi ajo anuloi vizitën

Anulohet protesta kundër kryetares së Speciales pasi ajo anuloi vizitën
PSD dhe Organizata e Veteranëve të Luftës kanë anuluar protestën e nesërme në Gjilan kundër pjesëmarrjes në një takim të kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i OVL-së, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook.

Vendimi vjen pasi që edhe Trendafilova ka anuluar takimin, duke treguar se atë do ta mbajë në formën online.

Postimi i plotë

Gjithë ju që e keni konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e nesërme në Gjilan, ju njoftoj se kryetarja e Pseudogjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar ardhjen për shkak të protestës.
Prandaj, nuk marrim pjesë në protestën e nesërme, për shkak të anulimit të saj. Ju falënderojmë për gatishmërinë!.

Related Articles