Rreth orës 05:00 në stacionin policor të Gjilanit është raportuar një raste vjedhje, qe ka ndodhur në fshatin Shillovë të Komunës së Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.
Ankuesi raporton se i është vjedhur nga shtalla e tij një kafshë. Policia e Kosovës, Njësiti i hetimeve nga Stacioni Policor në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë arritur që të sigurojnë informata se lopa e vjedhur dyshohet se gjendet në fshatin Përlepnicë.
Njësitet e hetimeve kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin M. R. (1976), ku në oborrin e shtëpisë së tij, në fshatin Përlepnicë, është gjetur lopa e prerë, të cilën, të dyshuarit e kanë copëtuar në podrumin e shtëpisë së tyre.
I dyshuari është arrestuar dhe sjellur në stacion policor ku është intervistuar në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. I dyshuari, në bashkëpunim me dy të tjerë të involvuar e kishin prerë dhe coptuar kafshën në oborrin e tij, sipas ujdisë mes tyre.
“Në vendin e ngjarjes është sjellur edhe ankuesi, i cili identifikoi litarin me të cilën ka qenë e lidhur lopa”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan GazetaEnigma.
Mishi i lopës dhe lëkura e saj janë konfiskuar dhe u janë kthyer ankuesit të rastit. Dy të dyshuar tjerë, të njohur për policinë, R. N. (1985) dhe A. R. (1989), bëhet e ditur se gjenden në arrati. Ndaj të dyshuarit M. R. prokurori i shtetit lëshoi vendimin mbi masën e ndalimit për 48 orë. Rasti mbetet nënë hetime aktive, thuhet në njoftimin e policies, raporton Gazeta Enigma.