Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, lokale afariste e objekte të ndryshme që po shkaktojnë ankth, pasiguri e humbje të mëdha financiare.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një objekt në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, ku hajnat kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur disa pajisje pune.
Sinjali mëson se pronari i objektit ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se vlera e dëmit kap shifrën e rreth 7 mijë eurove.
Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe në identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.