Policia në Pejë ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale ‘vjedhje e rëndë’, “Blerja, pranimi ose fshehja e sende te përfituara me kryerjen e veprës penale” dhe “Mbajtje ne pronësi kontroll dhe shfrytëzim te paautorizuara te armës”, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ishte raportuar në Polici dy ditë më parë ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar të mërkurën.
Pas intervistimit të personit të dyshuar, i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, është bërë bastisja e shtëpisë së personit i cili kishte blerë sendet e vjedhura nga i dyshuari, të cilat janë sekuestruar tre televizora, dy lap-top dhe një tastaturë.
Gjatë bastisjes tek i dyshuari (blerësi i sendeve) është gjetur arma e tipit “Zoraki” kalibër 7.65 mm, një karikator i së njëjtës armë dhe dy fishekë të kalibrit 7.65mm, të cilat gjithashtu janë sekuestruar.
Personave të dyshuar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Gazeta Enigma/