Vjedhje në qendrën e gjuhëve ‘The Blackboard’ në Gjilan, kamerat e sigurisë e nxjerrin zbuluar hajnin

Vjedhje në qendrën e gjuhëve ‘The Blackboard’ në Gjilan, kamerat e sigurisë e nxjerrin zbuluar hajnin

Grabitjet e vjedhjet në biznese të ndryshme në Kosovë janë bërë goxha të shpeshta, duke shkaktuar ankth, por edhe humbje dhe pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në qendrën e gjuhëve të huaja në Gjilan, “The Blackboard LC”.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se në lokalin që ka qenë cak i vjedhjes, dyshohet se një 23-vjeçareje dikush ia ka ‘vjedhur ‘avulluar’ kuletën me dokumente e qindra euro.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ashtu që hajni ka arritur të depërtojë brenda, ku ka vjedhur kuletën dhe më pas është zhdukur. Ndonëse arriti të ikë, Policia e ka zbuluar përmes pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe i dyshuari doli të jetë person i njohur për organet e rendit.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore e kanë dalë arrestuar të dyshuarin, me ç’rast i janë gjetur edhe paratë që i ka vjedhur, të cilat janë sekuestruar nga zyrtarët policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Vjedhje”.

Related Articles