Vjedhje në Viva Fresh në Fushë Kosovë, mërgimtari nga Amerika kapet në flagrancë duke vjedhur gjësende

Vjedhje në Viva Fresh në Fushë Kosovë, mërgimtari nga Amerika kapet në flagrancë duke vjedhur gjësende

Rastet e vjedhjeve nëpër markete të ndryshme në Kosovë nuk janë të rralla. Një rast i tillë ka ndodhur  në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, në Viva Fresh, ku një shtetas amerikan u kap në flagrancë pasi dyshohet se vodhi mall dhe tentoi të ikë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 50-vjeçar me inicialet A.M., mërgimtar nga Amerika, i cili dyshohet se kishte vjedhur disa produkte në një vlerë të caktuar dhe derisa ka qenë duke dalë nga marketi është kapur nga punëtorët e sigurimit.

Ata e njoftuan menjëherë Policinë, me ç’rast një patrullë doli në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, nën dyshimet për veprën penale “vjedhje”. Pa dhënies së deklaratës, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Related Articles