Plas sherri në komunën e Mitrovicës Veriore: Kryetari i një partie serbe kërcënohet nga inspektori komunal

Plas sherri në komunën e Mitrovicës Veriore: Kryetari i një partie serbe kërcënohet nga inspektori komunal

Kryetari i partisë “Gradjanska iniciativa Srpski opstanak” Aleksandar Arsenijeviq, në Mitrovicën e Veriut dyshohet se është kërcënuar nga një person zyrtar në këtë komunë, gjatë ditës së hënë.

Burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur për Sinjalin se i dyshuar për kërcënimin e viktimës është inspektori komunal, Nebojsha Radoviq.

Sherri dyshohet se plasi derisa ata po komunikimin përmes telefonit, ashtu që debati mes tyre  eskaloi me kanosje serioze nga i dyshuari, për çka tashmë Prokuroria është vënë në dijeni dhe ka nisur hetimet, shkruan Sinjali.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari e ka  paralajmëruar viktimën se do ta sulmojë, duke iu drejtuar me fjalët “si t’shoh, ka me t’rrah” thotë burimi i Sinjali.  

Të njëjtat burime thonë se përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta njoftojë Policinë, duke e denoncuar të dyshuarin.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka intervistuar isnpektorin komunal, i cili është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas dhënies së deklaratës, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij si “kanosje”.

Related Articles