Vjehrri dhe burri e rrahin një grua në Prishtinë

Vjehrri dhe burri e rrahin një grua në Prishtinë

Një grua në Prishtinë i ka raportuar në polici vjehrrin dhe bashkëshortin e saj, të cilët dyshohen se pas një mosmarrëveshjeje sulmuan atë fizikisht.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë  23.12.2023-10:40.   Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje,  është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje”, njofton raporti i policisë.

Related Articles