Një person në Prizren është arrestuar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj resë së tij, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj resë së tij (bashkëshortes së djalit) viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia e Kosovës.