Vjen asistimi i parë i Milot Rashicës në Ligën Premier

Vjen asistimi i parë i Milot Rashicës në Ligën Premier

Leeds United është duke e mposhtur Norwichin Cityn me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 10-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në të dytën u shënuan plotë tre gola.

Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi me anë të Raphinas që realizoi në minutën e 56-të.

Por, Norwichi u këndell shpejtë dhe i barazoi shifrat në 1-1, me Milot Rashicën që harkoi nga goditja prej këndi dhe gjeti bashëklojtarin Andrew Omobamidele (58’).

Por, Leeds e riktheu epërsinë me anë të Rodrigos në minutën e 61-të, me Kalvin Phillips.

Kujtojmë se ky ishte asistimi i parë i Rashicës në Ligën Premier, derisa ende i mungon goli.

Related Articles