Vjen reagimi i parë u.d Presidentes, Albulena Haxhiu: Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë

Vjen reagimi i parë u.d Presidentes, Albulena Haxhiu: Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë

Albulena Haxhiu ka bërë edhe reagimin e saj të parë pas marrjes së detyrës së u.d Presidentes. 

Në një postim në Facebook, Haxhiu u shpreh se “këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues”.

Tutje ajo i uroi suksese edhe ish-Presidentes Osmani në rrugëtimin e saj të mëtutjeshëm.

Postimi i plotë:

Sot kam marrë detyrën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Mekanizmat kushtetues që kemi ndërtuar garantojnë vazhdimësi e stabilitet institucional.

Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues.

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afateve kushtetuese. Deri në përmbylljen e këtij procesi, do ta ushtroj këtë detyrë në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik.

Falënderoj Presidenten Vjosa Osmani Sadriu për shërbimin e saj ndaj vendit dhe i uroj suksese në vazhdim.

Related Articles