Vjeshta e nxehtë: Lajçak-Escobar ndezin motorët e dialogut

Vjeshta e nxehtë: Lajçak-Escobar ndezin motorët e dialogut

Gabriel Escobar, të martën shkoi në Bruksel.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, aty u prit nga emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak, njoftoi se me Escobarin dhe ekipet përkatëse bënë një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen aktuale e rrugën përpara, bashkë me çështje tjera rajonale.

Ky takim po konsiderohet se është në funkion të planit euro-amerikan për t’i ndezur motorët diplomatik në procesin e bisedimeve kosovaro-serbe.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i tha Zërit të Amerikës  se në shtator sheh tentime që problemet Kosovë-Serbi të zgjidhen, e jo të ketë krizë.

Një studiuese e procesit të bisedimeve thotë se është e zorshme të mendohet që deri në fund të këtij viti të ketë ujdi finale mes dy vendeve.

Related Articles