Nazmi Gripshi kërkon fitore ndaj Bate Borisovit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Nazmi Gripshi kërkon fitore ndaj Bate Borisovit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Mesfushori i Ballkanit, Nazmi Gripshi, ka thënë se duan fitore ndaj BATE Borisovit në përballjen që zhvillohet te enjten në “Fadil Vokrri”.

Gripshi që është nga më të mirët te Ballkani ka kërkuar përkrahje për të marr rezultat pozitiv.

“Si ekip dihet që kemi arritur në fazën e play-off dhe kemi bërë paraqitje të mirë. Shpresojmë të paraqitemi denjësisht dhe të arrijmë rezultat pozitiv”.

“Ballkani ka të bëjë me grupin dhe do të kemi, shpresoj të kemi paraqitje të mirë për rezultat pozitiv, si dhe përkrahjen e madhe të nga tribunat”, ka thënë Gripshi.

Ballkani edicionin e kaluar u bë klubi i parë nga Kosova që luajti në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Këtë sukses, Ballkani synon ta përsërisë sërish. Ndeshjen e kthimin ndaj BATE-s, e luan në Hungari më 31 gusht.

Related Articles