Sot, me rastin e Ditës së Bastillës, presidentja Vjosa Osmani, e ka uruar popullin francez në gjuhën e tyre amtare. Ajo tregon se para pak ditësh ka nisur mësimet në gjuhen franceze.
Presidentja Osmani ka shprehur urimet e saj përmes një videoje, ku i drejtohet presidentit francez, Emmanuel Macron dhe popullin të Francës, në gjuhën franceze.
Në hapësirat e presidencës, ajo tha se dy popujt tanë kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe perspektivën e sajë evropiane.
Videon, Presidentja e nisi me pamje nga zyra e saj, ku shihej teksa ushtronte me një mësuese leximin në frëngjisht.
Presidentja Osmani, siç thuhet në biografinë e saj, flet gjuhën angleze, turke, serbe, kroate dhe komunikon në spanjisht.
Ndiqni videon e plotë: