Opozita shqiptare, VLEN, ka thënë se zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ishin jodemokratike, sipas tyre, ka pasur ndërhyrje nga BDI, mirëpo thanë se VLEN sipas tyre është fitues absolut.
“VLEN është fitues absolut në kampin shqiptar. Votues e qytetarë faleminderit për aktivitetin dhe qytetarinë. Faleminderit për durimin dhe rezistencën. Procesi zgjedhor nuk ishte demokratik, institucionet ishin në funksion të BDI-së”.
“Ka pasur parregullsi dhe do të raportohen. BDI bojkotoi zgjedhjet presidenciale, jashtë çdo parimi evropian edhe pse u thirrën në Frontin Evropian. Nga nesër Maqedonia e Veriut reflekton ndryshe, Ali Ahmeti u izolua dhe Artan Grubi dështuan dhe do të izolohen”, deklaroi Mexhiti nga VLEN. /TvKlan.mk