Vllaznia përmbys gjithçka në Letoni dhe kalon në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Vllaznia përmbys gjithçka në Letoni dhe kalon në turin e dytë të Ligës së Konferencës

Vllaznia ka arritur një fitore spektakolare në Letoni, duke përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe duke eliminuar skuadrën e Dugavpils me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Kuqeblutë triumfuan 2-4 në ndeshjen e zhvilluar në Riga, duke siguruar kalimin në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Vllaznia e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në epërsi në minutën e 22-të me golin e Mensah. Por vendasit reaguan shpejt dhe përmbysën gjithçka për vetëm dy minuta, duke e çuar rezultatin në 2-1.

Megjithatë, Vllaznia nuk u dorëzua. Në fundin e pjesës së parë, Yago barazoi shifrat në 2-2 dhe riktheu shpresat për kualifikim.

Pjesa e dytë foli sërish për nënkampionët e Shqipërisë. Në minutën e 74-të, Dodaj realizoi për 2-3, duke barazuar gjithashtu rezultatin e përgjithshëm të dy ndeshjeve.

Vetëm pak minuta më vonë, në të 87-ën, ishte rradha e Esat Malës që të shënonte dhe golin e katërt të mbrëmjes për shkodranët, duke vulosur kështu përmbysjen dramatike dhe kalimin në raundin tjetër.

Vllaznia tashmë pret fituesin e përballjes mes Vikingur Reykjavik dhe Malishevës në turin e dytë.

Nëse ekipi ynë arrijnë të përmbysin humbjen 0-1 nga ndeshja e parë, atëherë në raundin tjetër mund të kemi një përballje të zjarrtë shqiptare mes Vllaznisë dhe Malishevës

Related Articles