Vlora Çitaku i reagon Kurtit pasi i sulmoi mediat: Një qasje e tillë e papërgjegjëshme dhe neveritëse

Vlora Çitaku i reagon Kurtit pasi i sulmoi mediat: Një qasje e tillë e papërgjegjëshme dhe neveritëse

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit dje nga Nju Jorku i sulmoi mediat, duke thënë se “regjimi i vjetër” ‘duke shpërndarë para tek media të caktuara online po krijojnë shumë lajme të rreme e dezinformata’.

Çitaku thotë se një qasje e tillë e Kurtit është jo etike, jo patriotike, e papërgjegjëshme dhe neveritëse, shkruan Enigma.

“Në mungesë të sukseseve në qeverisje, gjuha e Kryeministrit është reduktuar në akuza, sharje e shpifje për këdo që nuk mendon si ai”, ka shkruar Çitaku.

Postimi i saj:

Në vend që të angazhohet për t’i sjellur Kosovës ndonjë njohje apo investim, Kryeministri paska shkuar në New York për të marrë pjesë në një takim të Internacionales Socialiste, dhe aty paska zgjedhur që të sulmojë mediat dhe “regjimin e vjetër”.

Kryeministër,

Një qasje e tillë është jo etike, jo patriotike, e papërgjegjëshme dhe neveritëse.

Në mungesë të sukseseve në qeverisje, gjuha e Kryeministrit është reduktuar në akuza, sharje e shpifje për këdo që nuk mendon si ai.

Polarizimi, popullizmi dhe armiqësimi janë mjetet e vetëme të punës që e njeh kjo kastë qeverisëse.

Related Articles