Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën në mënyrë tragjike pesëdhjetë të rinj, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku është shprehur e tronditur nga kjo tragjedi, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, viktimat dhe të lënduarit.
“Thellësisht e tronditur nga tragjedia në Koçan, Maqedoninë e Veriut. Mbi pesëdhjetë të rinj humbën jetën në mënyrë tragjike nga zjarri në një klub nate. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave në këtë moment të rëndë dhe të dhimbshëm. Uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit dhe forcë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e madhe”, shkroi Çitaku. /Gazeta Enigma/