Vlorë: U kap duke transportuar mina me telekomandë, arrestohet 51-vjeçari

Vlorë: U kap duke transportuar mina me telekomandë, arrestohet 51-vjeçari

Është arrestuar një 51-vjeçar në hyrje të qytetit të Vlorës, pasi u kap duke transportuar katër mina artizanale që shpërthehen nga distanca.

Të dyshuarit i është bërë pritë nga policia shqiptare, ndërsa ai kur u arrestua ishte në veturën ku i mbante minat.

Minat ishin të montuara sipas funksionit, me telefona, detonatorë përcjellës dhe lëndë eksplozive C4, raporton Euronews.al.

Policia ngre dyshimet se këto mina do të shiteshin në Vlorë për t’u përdorur më pas për ngjarje të mundshme kriminale.

Nisur nga fakti se tregu i zi i krimit në Vlorë kërkon të blejë mina me telekomandë, policia dyshon se qëllimi i tij ishte që të kryej ndonjë akt kriminal, prandaj organet e rendit e konsiderojnë aksionin si parandalim të krimeve në të ardhmen.

Related Articles