Policia në Prishtinë ka arrestuar tre persona në Prishtinë, të cilët dyshohet se vodhën një sasi nafte.
Bazuar në njoftimin zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe falë punës hetimore dhe operacionale të zyrtarëve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është arritur identifikimi dhe arrestimi i tre personave.
Në pranga kanë rënë:V.I, 36 vjeç, D.K, 21 vjeç dhe R.K, 23 vjeç.
Të dyshuarit janë intervistuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
