Një person i moshës 19-vjeçare është arrestuar pasi ka vjedhur një vetur në Leposaviq.
Policia ka njoftuar se pasi është raportuar rasti se sot është vjedhur një veturë, menjëherë njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore me qëllim ndriçimin e rastit.
“Si rezultat është identifikuar i dyshuari N.K., 19 vjeç, i cili është arrestuar dhe me pas është shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në njoftim.
Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale së bashku me një person tjetër, i cili është identifikuar dhe aktualisht është në kërkim policor.
Automjeti pas përfundimit të procedurave policore i është kthyer pronarit.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”, njofton më tej policia. /Gazeta Enigma