Vodhi pajisje në një teleferik të Brezovicës, arrestohet 21 vjeçari

Vodhi pajisje në një teleferik të Brezovicës, arrestohet 21 vjeçari

Një mashkull është arrestuar në Shtërpcë pasi kishte vjedhur pajisje në teleferikun e qendrës së skijimit në Brezovicë, shkruan Gazeta Enigma.

Policia ka bërë të ditur se informatën për vjedhje të rëndë e ka pranuar të hënën.

Pas një pune hetimore të policisë hetuese është arritur që të identifikohet i dyshuari dhe është arrestuar të hënën rreth orës 12:00 i cili është i moshës 21-vjeçare.

“Pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, policët kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe rreth orës 12:00, të po të njëjtës ditë, kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të pajisjeve të teleferikut dhe kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në infrastrukturën e Qendrës e Skijimit”.

I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Related Articles