Vogëlushi shqiptar ‘se njeh’ sigurimin, depërton në fushë dhe merr fanellën e Mbappes

Vogëlushi shqiptar ‘se njeh’ sigurimin, depërton në fushë dhe merr fanellën e Mbappes

Një djalosh nga Gostivarisë fundmi ka përjetuar një moment shumë emocionues.

Ai arriti të depërtoj në fushë dhe takojë futbollistin e tij të preferuar Kylian Mbappen.

Bëhet fjalë për Reis Fejzin, nxënës dhe futbollist pasionant që stërvitet futboll te Qendra Stërvitore ES nga Kamenjani i Tetovës.

Ai udhëtoi enkas drejt Madridit për të ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid-Las Palmas, e zhvilluar në “Santiago Bernabéu”.

Pas përfundimit të ndeshjes, Reisi shfrytëzoi momentin për të “dribluar” sigurimin dhe për t’u afruar pranë yllit francez Kylian Mbappe.

Kjo nuk i shkoi huq atij. Ai arriti që francezit t’ia marrë fanellën duke i mbetur kështu një kujtim i paharruar në jetën e tij. /Gazeta Enigma

Related Articles