Vonesa e Muratit në konferencë, zëdhënësi i Qeverisë tenton t’i fajësojë mediat

Vonesa e Muratit në konferencë, zëdhënësi i Qeverisë tenton t’i fajësojë mediat

Zëdhësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi mediat kanë bojkotuar konferencën që rëndom mbahet pas mbledhjes së qeverisë, e që shkak u bë vononesa prej 40 minutave e ministrave për të dalë para gazetarëve.

Kryeziu thotë se e shprehin keqardhje për këtë ndodhi, por se e njëjta mund të shmangej pasi vonesat për fillimin e konferencës ishte e arsyeshme.

“Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht”.

Megjithatë, Kryeziu vlerëson se konferencat për media pas mbledhjes së qeverisë janë me interes për publikun, por se sot nuk pati pasi interesi publik sipas tij nuk u vendos në rend të parë.

“Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë” ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Related Articles