Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar sot votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Me këtë rast, kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e LDK’së, Gazmend Muhaxheri ka marrë më së shumti vota, gjithsej 231.
Pas tij, më së shumti vota ka marrë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Agusholli, gjithsej 71.
Kandidati i AAK’së për kryetar, Rrustem Berisha ka marrë 55 vota.
Ndërsa, pa asnjë votë ka mbetur Kreshnik Husaj i PDU’së, Drena Podrimçaku i PB’së dhe Gavi Veselaj.
Kujtojmë që zgjedhjet e 17 tetorit në Pejë i ka fituar Gazmend Muhaxheri i LDK’së.
Ai ka arritur të siguroj 60,41 për qind apo 22 mijë e 778 vota./Gazeta Enigma/