Votimet në veri: Shumica e votuesve ishin kundër largimit të kryetarëve

Votimet në veri: Shumica e votuesve ishin kundër largimit të kryetarëve

Të dielen e 21 prillit, u mbajt procesi i votimit në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Qytetarët patën mundësi të shprehin mendimin e tyre për largimin ose jo të kryetarëve.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka prezantuar rezultatet e votimit.

Bazuar në rezultatet e KQZ-së shumica e votave ishin kundër largimit të kryetarëve aktualë nga pozitat e tyre.

“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, tha për Klan Kosova, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, tha ai.

Ndryshe në këtë proces votuan vetëm 265 qytetarë nga komunat veriore.

Votimi u konsiderua i dështuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pasi që aty nuk morën pjesë 50+1 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Thirrja për bojkot të këtij procesi nga ana e qytetarëve serbë u bë nga ana e Listës Serbe.

Related Articles