Votimi i Ligjit për Specialen dhe zgjedhja e Presidentes, Musliu: Kur qytetari ngrihet, zëri i tij s’mund të anashkalohet

Votimi i Ligjit për Specialen dhe zgjedhja e Presidentes, Musliu: Kur qytetari ngrihet, zëri i tij s’mund të anashkalohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Musliu ka falënderuar qytetarët që, sipas saj, për tri javë rresht qëndruan në shesh në mbështetje të kërkesave të tyre.

Ajo ka vlerësuar edhe qëndrimin e deputetëve të PDK-së, duke thënë se ata u dëshmuan për një qëndrim të përbashkët dhe të palëkundur në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të saj që po gjykohen në Hagë.

Postimi:

MBRËMË FOLI QËNDRESA!

Mbrëmë u votua Ligji për Dhomat e Specializuara dhe u zgjodh Presidentja e Republikës së Kosovës, akademikja e nderuar  dhe dëshmuar për kontributin në institucione fhe lidership znj. Justina Shiroka Pula. 

Pas këtyre dy vendimeve qëndrojnë ditë e net të tëra pune, përballjeje dhe qëndrese.

Prandaj sot  dua t’ju them:

FALEMINDERIT!

Faleminderit mijëra qytetarëve që për tri javë rresht qëndruan në shesh.

Në shi. Në të ftohtë. Ditë e natë.

Pa u dorëzuar.  Pa u frikësuar.

Pa e harruar asnjëherë arsyen pse ishin aty.

Tri javë qëndresë nuk mund të fshihen me një votim.

Në ato tri javë pamë lot, mërzi, mallëngjim e zhgënjim, por mbi të gjitha pamë edhe një herë qëndresën, dinjitetin , krenarinë dhe mosdorëzimin e popullit tonë për liri dhe drejtësi.

Ato tri javë janë tash pjesë e historisë së këtij procesi.

Deputetët e PDK-së, u dëshmuan për kontributin e tyre dhe për qëndrimin e përbashkët e të palëkundur:

Të gjithë për një, një për të gjithë, për UÇK-në dhe për krerët e saj që padrejtësisht po qëndrojnë në Hagë.

Një falënderim i veçantë për Kryetarin e Partisë, Bedri Hamzën, për angazhimin, qëndrueshmërinë dhe punën e palodhshme gjatë këtij procesi aspak të lehtë.

Bedri Hamza dëshmoi se lidershipi nuk matet me zhurmë, me populizem e me patetizma,  por me urtësi, maturi, përgjegjësi dhe qëndrueshmëri.

Mbrëmë u morën dy vendime të rëndësishme.

Sot fillon përgjegjësia.

Përgjegjësia për ta mbrojtur Republikën, Kushtetutën, demokracinë dhe institucionet e saj sepse: pushtetet ndryshojnë, mandatet mbarojnë, politikanët  i selekton koha.

Republika mbetet.

Dhe nëse këto tri javë na mësuan diçka, është kjo:

Kur qytetari ngrihet dhe nuk dorëzohet, zëri i tij nuk mund të anashkalohet.

Mbrëmë u votua ligji.

Por ajo që nuk duhet harruar kurrë është kush qëndroi për të.

RROFTË DEMOKRACIA!

RROFTË REPUBLIKA E KOSOVËS!

RROFTË UÇK-ja!

Related Articles