Kryetari i Nismës Socialdemokratike, Fatmir Limaj, ka votuar në Prishtinë këtë të diele të 9 shkurtit.
Pas votimit, në një prononcim të shkurtër për media, ai ka vlerësuar se qytetarët sot do të japin drejtim Kosovës për katër vjetët e ardhshme.
“Një ditë e rëndësishme për demokracinë kosovare, jemi krenar që kemi një demokraci funksionale, një demokraci ku respektohen rregullat dhe ligji, një demokraci ku qytetari i Republikës lirshëm voton”, tha ai. /Gazeta Enigma