Kandidati i Vetëvendosjes në Leposaviq, Lulzim Hetemi e ka hedhur votën e tij.
Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, duke thënë që nuk duhet humbur asnjë votë, përcjell Klankosova.tv.
“Për banorët, dilni në zgjedhje sa më shumë, mos të humbet asnjë votë. Ma merr mendja që do të dalin edhe serbët, do të qeverisim së bashku, me ata serb të guximshëm. Ne jetojmë më shekuj këtu, në vendin tonë jemi, Leposaviqi është qyteti ynë”, është shprehur ai.