Qytetarët e Kosovës sot do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.
Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00.
Në Junik, përfaqësues të AAK-së në krye me kandidatitin e Komunës Agron Kuçi, i cili njëherit është kryetar aktual, janë nisur drejt qendrave të votimit për të shfrytëzuar të drejtën e votimit në zgjedhjet lokale 2021. Për dallim nga Zgjedhjet Lokale 2017, ku numri i votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në ora 11:00h, ka qenë 540 votues, apo shprehur në përqindje 9.56 %, ndërsa në zgjedhjet e 17 tetorit 2021, numri i daljes është për 5% më i madh, pasi deri në ora 11:00 kanë votuar 658 votuesm ose në përqindje 14.54%”, ka thënë Kryesuesi i komisionit komunal të zgjedhjeve Xhavit Gaxherri, shkruan Gazeta Enigma