Voton kreyparlamentari, Konjufca: Përmes votës qytetarët legjitimojnë pushtetin lokal

Voton kreyparlamentari, Konjufca: Përmes votës qytetarët legjitimojnë pushtetin lokal

Të drejtën për të votuar e ka shfrytëzuar të dielën edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, raporton Gazeta “Enigma”.

Kreu i Kuvendit ka uruar që procesi të përfundojë mirë, pasi deri më tani thekson se gjithçka ka shkuar mirë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë, pasi qytetarët përmes votës së lirë do ta legjitimojnë pushtetin lokal, do t’i zgjedhin kryetarët e komunave…Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë sipas KQZ-së, edhe me sa po mësojmë prej misioneve të vëshgimit dhe monitorimit”, tha Konjufca para mediave, transmeton Express.

“Urojmë të përmbyllet procesi e gjithçka të shkojë mirë e qytetarët t’i kenë ata të cilët e marrin pushtetin lokal sipas votës dhe besimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shtoi ai./Gazeta Enigma.

Related Articles