Mot stabil parashihet për ditën e martë, me intervale me diell, megjithëse vranësirat fillojnë të shtohen gradualisht pasdite dhe në mbrëmje.
Vonë në mbrëmje edhe mund të pritet ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin deri në 5C e 8C, ndërsa ato maksimale mbesin ende në vlera të larta prej 18C deri 20C.
Reshje më intensive shiu po parashihen për ditën e premtë, me një ulje të temperaturave deri në 12C e 13C, njofton Prishtina Weather.
Ditën e enjte parashihet mot kryesisht me diell, e të premten sërish vranësirat shtohen, duke mundësuar më vonë gjatë natës edhe të reshura shiu duke kaluar nga dita e shtunë.