Vranët dhe reshje bore sot në Kosovë

Vranët dhe reshje bore sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe do të ketë reshje bore.

IHK njofton se në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj këshillohet që pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar.

Ndërkaq, për të shtunën IHK paralajmëron mot më të ftoftë.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. /Gazeta Enigma/.

Related Articles