Ngjarja e para disa ditëve ku një grua mbeti e vrarë në oborrin e QKUK-së nga ish-bashkëshorti, tronditi vendin.
Reagimet, protestat lidhur me këtë vrasje makabre nuk munguan aspak.
Pas sinjalizimit të vendndodhjes së vrasësit nga policia, Sokol Halili kreu vetëvrasje.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe analisti politik, Gazmir Raci, pëmes një postimi në Facebook.
I cili tha se diçka nuk është në rregull në këtë ngjarje.
“Hamidja e vrare ka mbetur 23 minuta e shtrire ne oborr te spitalit pa marr ndihmen nga askush e vrasesi sot dergohet me shpejtesi n’spital. Diçka këtu nuk është në rregull. Hamidja urgjencen kryesore e ka pas 100m larg!”, ka shkruar Raci.
Postimi i plotë: Hamidja e vrare ka mbetur 23 minuta e shtrire ne oborr te spitalit pa marr ndihmen nga askush e vrasesi sot dergohet me shpejtesi n’spital. Diçka këtu nuk është në rregull. Hamidja urgjencen kryesore e ka pas 100m larg!