Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në konferencën për media lidhur me vrasjen e dyfishtë, tha se personi i dyshuar për vrasjet është në arrati, ndërsa informacionin se ajo tani më e ndjera shkonte e vetme në shkollë e ka marrë nga babai i saj.
“Gjatë natës së kaluar trupat e dy personave që u shpallën të humbur janë gjetur nën koordinim dhe udhëzim të Prokurorisë Publike. Edhe pse fundi nuk ishte ashtu siç donim, për t’i gjetur të gjallë. Trupat janë varrosur, njëri në rrethinën e Shkupit, tjetri në rrethinën e Velesit. Pas masave të marra nga policia, ata u arrestuan dhe u grumbulluan provat materiale. Pesë persona janë ndaluar, tre persona janë ndaluar, babai është ndaluar dhe një person në arrati.Motivi është favorizimi, ku njëri prej personave ka organizuar krimin në marrëveshje me një familjar me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e Vanjës. Me atë automjet është marrë e mitura para hyrjes së banesës, babai ka ndarë informacione për ditën dhe orën e daljes së vajzës së tij”, informon Spasovski.
Konferencë e përbashkët për media e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe prokurorit në Prokurorinë Publike – Shkup, Gavril Bubevski.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën për media lidhur me vrasjen e 14-vjeçares Vanja, ndau informacione se në këtë rast është përfshirë edhe një familjar, me qëllim zhvatja e parave nga nëna e Vanjës.