Vrasja e 37-vjeçares në Shkozë, momenti kur tezja shpërthen në lot

Vrasja e 37-vjeçares në Shkozë, momenti kur tezja shpërthen në lot

Ky është momenti kur tezja e 37-vjeçares Migena Sinani shpërthen në lot. Ajo duket në ambientet afër shtëpisë së 37-vjeçares, ndërsa qan për humbjen e mbesës.

Disa detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë në Shkozë. Migena Sinani, 37-vjeç, e cila u vra në dhomën e gjumit nga kunati i saj, i cili më pas vrau edhe veten, ishte nënë e dy fëmijëve, 4 dhe 2 vjeç.

Mësohet se kunati i saj i cili trajtohej me ilaçe për probleme të shëndetit mendor e ka vrarë Migenën në sy të fëmijës 2 vjeçar, pasi fëmija 4 vjeçar nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit të dyfishtë, pasi ndodhej të gjyshërit nga ana e nënës.

Pas vrasjes së kunatës, Roland Sinani 43-vjeç ka dalë në oborrin e banesës, ku ka qëlluar edhe veten. Ende nuk dihet shkaku i këtij krimi të dyfishtë, ku 43-vjeçari qëlloi me armë zjarri pistoletë fillimisht nusen e vëllait të tij dhe më pas veten, teksa në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë prindërit e autorit të krimit, të cilët kanë qenë në gjumë.

Mediet në Shqipëri kanë siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet tezja e Sinanit teksa ka shpërthyer në lot.

Related Articles