Vrasja e gruas në Pejë, krejt çka dihet deri më tani

Vrasja e gruas në Pejë, krejt çka dihet deri më tani

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është vrarë një grua në Pejë, raporton Gazeta “Enigma”.

Rasin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen është arrestuar, dhe iu është sekuestruar arma.

Burri që dyshohet se vrau gruan e tij është 34-vjeçari Edmond Lajqi, ndërsa viktima është Gjyljeta Ukella.

Në media u raportua se i dyshuri për vrasjen e gruas në Pejë ishte i dënuar në të kaluarën për dhunë në familje.

Lajqi në vitin 2021 ishte dënuar me 400 euro.

Po ashtu në media u raportua edhe se çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.

“E vrava gruan…”, Edmond Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.

Zëdhënësi Driton Rugova, tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha Rugova.

Gruaja e vrarë në Pejë punonte si asistente stomatologjike.

Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles