Në tragjedinë në Runik, njëri nga tre personat që mbeti i plagosur është në gjendje stabile shëndetësore.
32-vjeçari që iu amputua këmba, ka dalë nga respiratori dhe intubimi dhe pritet që të bartet në mjekimin përkatës.
Kjo është konfirmuar nga Shaqir Uka, shef i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK, për Klan Kosova.
Në Runik të Skenderajt ka mbetur i vrarë edhe një person pas të shtënave nga arma e zjarrit.