Vrasja në Skenderaj, flet dëshmitari: Gjithçka ndodhi për 15 sekonda, u gjuajtën rreth 50 plumba

Vrasja në Skenderaj, flet dëshmitari: Gjithçka ndodhi për 15 sekonda, u gjuajtën rreth 50 plumba

Në Runik të Skenderajt, të enjten ka përfunduar i vdekur një 39-vjeçar dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një lokal nate.

Siç njoftoi Policia, sulmi në këtë lokal në Skenderaj u krye nga dy të dyshuar, që kishin hyrë të maskuar dhe kanë shtënë në drejtim të viktimës.

Dëshmitari Musa Gashi, i cili ndodhej brenda lokalit në momentin kur ndodhi sulmi, tha se pa vetëm njërin prej tyre. Sipas tij, ky i dyshuar gjuajti me rreth 50 plumba për 10-15 sekonda.

“Ka hy një person i maskum me uniformë ka gjuajtur në drejtim të njerëzve. Një person e kam parë por dyshohet se ka pas më shumë. Ka gjuajtur me kallashnikov. Po, ka qenë i maskum dhe me një uniform si të ushtrisë. Kanë qenë 15 ose 16 persona. Po fatmirësisht kam shpëtu pa lëndim. Sikur të ishte ndonjë akt terrorist, me gjujt në drejtim të njerëzve ka qenë e pamendushme. Probleme të rralla ka pas por kështu jo nuk ka pas probleme më herët në atë lokal. Policia ka ardh me shpejtësi por gjuajtja ka ndodh 10 apo 15 sekonda, janë gjuajtur përafërsisht 50 plumba. Ka ardhë ambulanca e policia”, tha ai në RTV Dukagjini.

Gashi theksoi se e ka njohur viktimën Nexhmedin Loshi e që tha se s’ka qenë asnjëherë i lidhur me krimin. 

Related Articles