Vrasja në tentativë: Arrestohen dy të dyshuarit, dy të tjerët në kërkim të Policisë

Vrasja në tentativë: Arrestohen dy të dyshuarit, dy të tjerët në kërkim të Policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen në tentativë, që kishte ndodhur më 6 maj në fshatin Mamushë.

Sipas njoftimit të PK-së, të mërkurën janë bërë kontrolle dhe bastisje në tri lokacione duke filluar nga ora 14:00, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Janë arrestuar personat e dyshuar M.U.( 45 vjeçar) dhe I.B.( 26 vjeçar). Të dyshuarit M.U. i është gjetur në posedim dhe më pas është sekuestruar nga krim tekniku ne cilësinë e dëshmisë materiale një arme zjarri; Revolver model Knalle , Cal.9mm ROHM RG 69, katër fishekë te armës dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dyshohet se e njëjta armë është përdorur në rast. Kurse, dy të dyshuarit tjerë A.B., 50 vjeçar dhe A.B., 25 vjeçar thuhet se ende janë ne arrati dhe ne kërkim nga ana e policisë.

“Te gjitha veprimet janë ndërmarre ne konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit me vendim te te cilit arma e zjarrit e gjetur ne posedim tek i dyshuari sekuestrohet. Me aktvendim me shkrim te Prokurorit, te dyshuarve M.U. dhe I.B. u shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore dhe kundër tyre ngritet kallëzim penal”.

Related Articles