Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës
Kjo pasi ata dyshohet se janë bashkëpunëtor në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy të rinj, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Sipas informacioneve, ata janë të dy punonjës në hotelin e familjes Frroku, të identifikuar si Marjo Pali dhe Zyber Zagrad.
Zagradi u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë.
Të dy janë përfshirë mbrëmë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima, raporton A2Cnn, transmeton Gazeta Enigma.