Vrasje në Rahovec, dyshohet se viktima dhe dorasi kishin lidhje familjare

Vrasje në Rahovec, dyshohet se viktima dhe dorasi kishin lidhje familjare

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Rahovecit, raporton Gazeta Enigma.

Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili thënë se dyshohet se viktima dhe dorasin kanë lidhje familjare.

“Sot rreth orës 21:00 Ne fshatin Sopniq të Rahovecit ka ndodhur një rast plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjar në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, tha Gjurkaj./Gazeta Enigma/

Related Articles