Vrasje në tentativë në Gjilan, arsye prona

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në rrugën “Lufta e Gjilanit”, në Gjilan.

Sipas policisë, lidhur me rastin janë arrestuar katër persona që janë përleshur fizikisht mesa veti pas një mosmarrëveshje për pronën.

Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan  15.11.2023 – 11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se janë përleshur fizikisht në mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe 13 fishekë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është hapur si vrasje në tentativë / lëndim i lehtë trupor / sulm.

Related Articles