“Vrasje në tentativë” – Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim ndaj të pandehurit

“Vrasje në tentativë” – Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim ndaj të pandehurit

Prokuroria Themelore ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj V.K., ku dyshohet se personi në fjalë me dashje ka tentuar të privoj nga jeta R.B. në pjesën e jashtme të një kafiterie në qytetin e Gjakovës, raporton Gazeta “Enigma”.

“Bazuar në kërkesën e Prokurorisë, se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet V.K., më datë 14.09.2025 rreth orës 11:00, në rrugën “Washington” Gjakovë, saktësisht në pjesën e jashtme të kafiterisë “C.P.” me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin R.B., në atë mënyrë që ditën dhe momentin kritik i pandehuri pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, me mjetë të mprehtë – thikë, që e posedonte me vete e sulmon të dëmtuarin duke e goditur tri herë në pjesët vitale të trupit, respektivisht dy herë në stomak dhe në dorë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditjet me thikë, i dëmtuari menjëherë dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor”.

“Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale, vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. I pandehuri që nga data 14 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”.

Related Articles