Një 49-vjeçar ka mbetur i vrarë në atentat pasditen e kësaj të premteje në zonën e Selitës në Tiranë.
Viktima, i identifikuar si Edmond Papa 39-vjeç, pronar i një lokali në Sarandë, u plagos disa herë me armë zjarri teksa po frekuentonte një bar-kafe me mitë e tij në zonën e Selitës, nga një person ende i paidentifikuar.
Atentatori që i mori jetën Edmond Papës, e priste 49-vjeçarin për ta ekzekutuar. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se viktima kishte mbërritur të premten në Tiranë së bashku me të ëmën e tij, të cilën e kishte sjellë në kryeqytet për vizitë mjekësore.
Papaj kishte shkuar tek banesa e vëllait të tij në zonën e Selitës. Ai kishte zbritur tek lokali poshtë pallatit për të konsumuar kafe.
Por vrasësi, i cili e priste aty pranë, siç sqarojnë burimet e policisë, shikonte të gjitha lëvizjet e Edmond Papës.
Sapo 49-vjeçari hyri brenda lokalit, edhe vrasësi shkoi brenda ambienteve të këtij biznesi. Ai iu afrua deri pranë tavolinës dhe e qëlloi mbi 6-7 herë me pistoletë.
Më pas u largua në këmbë nëpër rrugica. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, burime nga grupi i hetimit thonë se vrasësi kishte ardhur në këmbë dhe u largua po në këmbë. Ai mbante në kokë një kapuç, çka për momentin është i paidentifikueshëm.
Kjo shton dyshimet se atentatori është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendngjarja.
49-vjeçari Papa u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku ndërroi jetë më vonë për shkak të plagëve të rënda.
Edmond Papa jetonte prej disa kohësh në Britani të Madhe. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike. 49-vjeçar ishte pronar i një hoteli në Sarandë.
Policia dyshon se shkak i vrasjes mund të jenë konfliktet për aktivitete të paligjshme. /tvklan.al/