Dhjetë të vdekur, përfshirë pesë fëmijë në një zjarr në Lyon të Francës

Dhjetë të vdekur, përfshirë pesë fëmijë në një zjarr në Lyon të Francës

Dhjetë persona, duke përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr në një pallat në Lyon të Francës, thotë qeveria lokale.

Zyrtarët lëshuan një deklaratë duke thënë se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në periferi të Vaulx-en-Velin, shkruan BBC.

Katër persona janë në gjendje kritike dhe 15 të tjerë pësuan lëndime të lehta, duke përfshirë dy zjarrfikës.

Zjarri tashmë është shuar dhe prokurorët po hetojnë shkakun e tij.

Flakët duket se kanë nisur në katin përdhes përpara se të përhapeshin lart.

“Unë u zgjova nga britmat… ne donim të ndihmonim njerëzit, por tymi ishte shumë i rëndë. Pashë një grua të vdekur… është dramatike”. tha një banor lokal për gazetën Le Progres de Lyon.

Related Articles