Feriz Gërbeshi i shpëtoi plumbave të serbëve e masakrës së Lugut të Demës.
Për dy ditë me radhë në Sllovi të Lipjanit u bënë vrasje të pa ndërprera në prill të vitit 1999.
Gërbeshi kujton se në këtë fshat janë vrarë 24 civilë shqiptarë. E për këto vrasje, për 13 prej tyre është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 20 vjet burgim Goran Stanishiq.
Edhe 86-vjeçarja, Zejnepe Gashi, e cila i ka të vrarë 6 anëtarë të familjes, thotë se e mban mend mirë dhe e njeh të dënuarin Goran Stanishiq.
Familjarët nuk janë të kënaqur me dënimin që iu shqiptua atij sot, duke e quajtur dënim qesharak dhe të vonuar.