Një person është arrestuar në Malishevë të premten.
Ai u arrestuar pasi me një pushkë gjuetie kishte vrarë një qen.
“Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja si dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie. Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.