Dy ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur gjatë bombardimeve që janë zhvilluar natën nga Rusia, shkruan “The Guardian”, raporton Gazeta Enigma.
“The Guardian” raporton se deri tani janë regjistruar 84 shkelje gjatë 24 orëve të fundit nga forcat e mbështetura nga Rusia. 64 prej të cilave përodren armë të cilat janë të ndaluara nga marrëveshja e Minskut.
Si rezultat i granatimeve, dy ushtarakë ukrainas vdiqën nga plagët ndërsa 12 ushtarakë u plagosën, njofton Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës./GazetaEnigma/