Shkarkohet nga detyra ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra

Shkarkohet nga detyra ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra

Është shkarkuar ambasadori i Kosovës në Norvegji, Uliks Emra.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, derisa ka thënë se vendimi për largimin e tij nga pozita e ambasadorit ka qenë i papritur dhe i paargumentuar.

“Konfirmoj që mandati im si Ambasador i KARRIERËS në Norvegji (pas punës sime të përgjithshme 10 vjeçare në Ministri të Punëve të Jashtme si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, pastaj në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe tani në Norvegji) ndërpritet dhe do të përfundoj së shpejti”, ka shkuar Emra.

Ai ka shtuar se ndjehet krenar dhe i nderuar që është pjesë e historisë, duke qenë ambasadori i parë dhe themelues i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Norvegji. /Gazeta Enigma/.

Related Articles